Meta paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse: Do padis penalisht Autoritetin e Dosjeve!

22 Gusht 2022, 13:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse: Do padis penalisht

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi sot publikimin e fakteve tronditëse në lidhje me atë që e konsideroi korrupsion galopant të qeverisë. Po ashtu Meta i bëri thirrje punonjësve të administratës publike që të mos bëhen “bedelë” të korrupsionit të Ramës.

Shqetësimi kryesor është korrupsioni galopant i përmasave të frikshme. Jeni njohur me fakte dhe dokumente, do të njiheni me fakte të reja tronditëse edhe për çështje të tjera. Sot doja të ndalesha tek korrupsioni që bëhet me investimet publike, tek rrugët do të ndalesha sot, ku kostoja  e rrugëve është trefishuar katërfishuar. Si rasti i rrugës qukës qafë plloçë, 230 mln të paktën deri tani por do të ketë edhe më shume. Kardhiq-Delvinë po ashtu.

Duke përmendur disa nga këto fakte dua t’i bëj thirrje të gjithë administratës publike, në çdo institucion, mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten tuaj, familjen tuaj, bëni çdo gjë që të jeni korrekt me ligjin, sepse ditët dhe javët e Ramës janë të numëruara. U ka dalë për zot edhe shumë të tjerëve Rama më para, por ju e shikoni që kjo është e pamundur”.

Meta bëri me dije se më 1 shtator do të padisë penalisht Autoritetin e Dosjeve per manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm.

Ilir Meta më 25 korrik ka nisur një mision që mininalisht do vazhdojë për 25 vjet dhe rezultatet e tij do t’i ketë shumë të shpejta. Por dëmet e bëra në 10 vite në qeverinë e këtij hajduto-krati të pashembullt janë kaq të mëdha, sa do të duhet kohë, energji, për t’i rekuperuar dëmet që i janë bërë shtetit dhe ekonomisë.  Ëndrrën e fundit të pjellave më të neverishme të ish-Sigurimit të shtetit do t’u them se më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik, për falsifikime të qëllimshme të dosjes. Edhe për manipulim për qëllime shantazhi dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore në publik. Juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”.

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi edhe një herë se "nuk ka pasur asnjëherë dosje për Ilir Rexhep Metaj".



Po ndodh...

ide