Nga rrëzimi i Ramës, Meta papritur kërkon qeveri teknike

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka partia e tij 'e re', tanimë që nuk ka emrin e LSI-së. Meta, sqaroi edhe njëherë rëndësinë e referendumit i cili sipas tij do të triumfojë mbi kapjen e shtetit padrejtësisht.
'Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë”, - tha Meta.'
Sipas Metës, pas referendumit njerëzit do të jenë të lirë nga kontrolli i patronazhistëve si dhe do të kenë fuqi vendimarrjeje ndryshe nga situata aktuale ku vendimet merren nga një pakicë e vogël.
'Dita e ndarjes një herë e përgjithshmë i pakicës me shumicën. Edhe nga pakica që është në pushtet vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pas referendumit do të jenë njerëz lirë nga patronazhistët.'-tha Meta.
Gjithashtu, Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike. Në konferencën për mediat, Meta tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.
"“Lidhur me këtë iniciativë që ka thënë Tao Tao, kam një kundërshtim shumë serioz. Në shtator kemi punë të tjera, do punojmë për një qeveri teknike. Duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave, sepse nuk ka shanse që të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri”, u shpreh ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


