Nard Ndoka, opozitari që gjithë familjen e ka të punësuar në administratë

Politikanë të të dy krahëve kanë siguruar familjarët e tyre në poste të ndryshme në Administratën publike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë është një ndër institucionet ku në listat e pagave gjenden mjaft nëpunës të familjarëve të afërt të politikës.
Florenc Kushi, bashkëshort i ish-ministres së Arsimit ka shërbyer si specialist i nivelit të lartë. Në të njëjtin institucion ka qenë pjesë Suada Rrahja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Kujtojmë se ky i fundit dha dorëheqjen pak kohë më parë pasi familjarë të tij dhunuan rëndë një person, duke e filmuar aktin, madje dhe duke e shpërndarë.
Tani, do të ndalemi në një tjetër emër të politikës që njihet për qëndrime të ashpra si opozitar ndaj mazhorancës aktuale. Ish-deputeti Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, rrethin e ngushtë familjar e ka pasur apo i ka të punësuar në administratë. Bashkëshortja e tij Kozeta, ka shërbyer si specialiste pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësore-Rural. Një institucion që menaxhon miliona euro fonde të IPARD i vënë nën hetim së fundi.
Ndërkohë, vajza e tij ka shërbyer në Komisionin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, referuar deklaratës së pasurisë së vitit 2016. Djali i tij Elvisi, ka shërbyer si specialist i nivelit të lartë pranë Bashkisë së Tiranës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
