Ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Saimir Korreshi: Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar punën në Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për masat ndaj 24 deputetëve demokratë, që shkaktuan tensione në seancën e fundit parlamentare.
Mbledhja është shoqëruar me debate të forta dhe një incident që bëri që mbledhja të mbyllej pa u marrë një vendim, pasi Flamur Noka ka shkulur dhe mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.
“Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi”, u tha deputeti Saimir Korreshi kolegëve socialistë.
Që prej dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji dhe përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, opozita ka përshkallëzuar qëndrimin e saj në Parlament.
Të hënën, në seancën plenare, deputetët nxorën jashtë sallës disa karrige të cilave iu vunë flakën. Për këtë veprim, pjesa më e madhe e tyre u kallëzuan në SPAK.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128