“Në 2021 punuan kundër fitores sonë, sot janë fshehur në listat e mbyllura”, Basha: Lista jonë e hapur është votë për ndryshim, jo për vezët e qyqes

31 Mars 2025, 20:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Në 2021 punuan kundër fitores sonë, sot janë fshehur
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Degës 15 në Tiranë, ku theksoi rëndësinë historike të votës më 11 maj dhe dallimin e qartë mes listave të hapura dhe listave të mbyllura.

“Për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, shqiptarët kanë mundësinë të votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në Parlament. Këtë mundësi ua jep vetëm Koalicioni Euroatlantik – numri 4 në fletën e votimit,” u shpreh Basha.

Ai kritikoi listat e mbyllura si një formë që i shërben vetëm kryetarëve të partive dhe jo qytetarëve. “Listat e mbyllura janë vezët e qyqes. Votoni ku të doni, prapë del ai që ka vendosur kryetari. Lista e hapur është ndryshe – aty ku keni besim, aty votoni,” theksoi ai.

Basha kujtoi se shumë prej atyre që sot janë futur në listat e mbyllura, janë të njëjtët që në vitin 2021 punuan kundër fitores së demokratëve dhe bashkëpunuan me Edi Ramën. “Sot kanë hyrë si vezët e qyqes, të strukur te listat e mbyllura,” u shpreh ai.

Sipas tij, listat e hapura i japin qytetarit fuqinë për të zgjedhur realisht përfaqësuesit e vet, ndërsa listat e mbyllura prodhojnë vetëm servilizëm ndaj kryetarëve. “Kur kryetari do të mbrohet nga SPAK-u, ata janë garda e tij. Kur vjedh kryetari me ministrat, ata bëhen rrogozët e tij. Sepse nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë vendosur nga lart,” përfundoi Basha.

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik përfaqëson të vetmen alternativë me lista të hapura dhe me një program të qartë për drejtësi, zhvillim ekonomik dhe luftë kundër korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për herë të parë, prej një kohe shumë të gjatë, ju keni mundësinë të votoni atë që ju doni të dërgoni në Parlament.
Këtë mundësi ua jep Koalicioni Euroatlantik, numri 4, nu kua jep askush tjetër. Në veçanti nuk ua japin ata që në 2021punuan kundër fitores së demokratëve dhe që sot janë futur si vezët e qyqes, te një listë e mbyllur, që ti voton ku të duash, por prap vezët e qyqes dalin.
Ata që në 2021 bashkëpunuan me Edi Ramën kundër fitores tonë. Kurse lista e hapur fletë vetë, aty ku keni besim, aty votoni.
Listat e mbyllura janë vezët e qyqes, listat e hapura janë kandidatët sot, nesër deputetët e njerëzve. Ata te listat e mbyllura kanë vetë një serivilizmin ndaj kryetarit. Interesat e kyretarit janë interesat e tyre.
Do krytari të mbrohet nga SPAK-u, ata janë garda e tij, vjedh kryetari bashkë me ministrat, ata bëhen rrogozi i tij, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, sepse nuk i kanë vendosur qytetarët aty.

 

Po ndodh...