
"Në 4 vite u transferuan 1.1 mln euro", gazetari: Përvetësimi i fondeve të bashkisë bëhej përmes OJF-ve të Ajola Xoxës

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj në një intervistë në studion e lajmeve u shpreh se mekanizmi i përvetësimit të fondeve publike nga bashkia e Tiranës është vënë në jetë nga OJF e Ajola Xoxës dhe se në 4 vite janë transferuar 1.1 milionë euro .
Vatnikaj: Dosja Veliaj është një procedurë ku tashmë gjykata e shkallës së parë ,kryesisht Erion Bani ka zbardhur vendimin dhe në të zbardhur vendimin mbrojtja ka të drejtën e apelimit brenda 5 ditëve në gjykatën e poscame të apelit që me shumë siguri do bëhet javës që vjen.
Të paktën zoti Veliaj thotë që Ajola Xoxa nuk ka marrë asnjëherë fonde nga bashkia e Tiranës për aktivitete të qendrës ‘Harabel’ apo OJF e tjera por faktet kanë treguar tjetër gjë.
Që mekanizmi kriminal i përdorur në përvetësimin e fondeve publike është pikërisht një mekanizëm që është vënë në jetë me anë të OJF që janë përdorur nga Ajola Xoxa.
Biznesmenët më besnikë apo biznesmenët të cilët janë më të afërt me zotin Veliaj nëpërmjet marrjes së fondeve publike për tendera apo infrastrukturë apo aktivitet kulturore të bashkisë së Tiranës përfitonin me firmë të kryetarit të bashkisë këto fonde publike dhe për t’ia kthyer në një farë mënyre falenderimin apo nderin kryetarit të bashkisë i transferonin këto para në OJF e ngritura nga Ajola Xoxa që sigurisht kishte një mekanizëm transaksioni bankare të ndërlikuara por që hetimi financiar në SPAK dhe agjentët e saj kanë arritur ta zbërthejnë mjaft mirë se si funksionte kjo skemë.
Për 4 vite janë kaluar dhe janë transferuar le të themi 1.1 milionë euro.
Dyshimet kryesore lidhen që pikërisht këto para dhe këto fonde janë përvetësuar personalisht për pasurimin e Erion Veliajt dhe familjes së tij.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128