Negociatat, Mazi: Shqipëria ka bërë progres ndër vite! Me BE-në duhet durim

26 Prill 2022, 10:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Negociatat, Mazi: Shqipëria ka bërë progres ndër vite! Me

Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë ka bërë një përmbledhje të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë. Procesi i integrimit u shpreh Mazi është apolitik dhe i jep përparësi qytetarëve shqiptarë. Mazi ndër të tjera ka theksuar se Ministria e Drejtësisë duhet që të koordinojnë punën e institucioneve të pavarura.

“Shqiperia gjate viteve ka bere progres, por duhet pasur parasysh se ky proces eshtë maratonë. BE ka dhënë asistencë teknike për avancimin e këtij procesi. Nënvizova në mbledhjen e fundit se vendi ynë ka pasur një avantazh të madh. Mbledhjet e grupeve të punës janë shtyllat kurrizore. 70% e korpusit legjislativ do të implementohet.

Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë duhet të koordinoje punën e institucioneve. Vonesat do të na krijojnë pengesa. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë. Me BE si brenda ashtu edhe jashtë duhet të tregojmë durim. Ky është një proces a politik, ky proces i jep përfitime të larta vendit tonë. Është një proces që ka kaluar si punë stafete. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet”, u shpreh Zef Mazi.

 

Po ndodh...

ide