Negociatat për Presidentin, Hoxha: Provë se Alibeaj dhe deputetët krah tij i shërbejnë Ramës
Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Lisandër Hoxha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve krah tij i shërbejnë Edi Ramës dhe këtë e vërtetojnë negociatat për zgjedhjen e Presidentit, nga të cilat “Rithemelimi” është përjahstuar.
“Ka një interes të përgjithshëm për ta mbajtur situatën zvarrë. Balla tha se do negociojnë me Alibeajn. Balla do zgjedhë se më kë do negociojë nga opozita. Këto janë fakte që ndërtojnë hipotezën tonë që janë bashkë. Kush zgjedh që ta mbajnë opozitën peng, t’i fryjmë humbjes nuk i do të mirën opozitës, mbështet qeverinë. Qëndrojnë argumentet në raport me sjelljen politike të deputetëve”, tha Hoxha në një intervistë në Report Tv.
Ai komentoi edhe qëndrimin e deputetëve demokratë që i kërkojnë Komisionit të Rithemelimit të tërhiqen nga zgjedhjet që po organizon për krerët e rinj të degëve. Hoxha tha se nuk është në tagrin e tyre ta kërkojnë këtë dhe i ftoi të japin ide për t’i hehdur në votim.
“Nuk janë përgjegjës për organizmin, dhe sikur të mos iu pëlqejë, punë e madhe, se kanë fare për detyrë, nëse ke teza politike që unë propozoj këtë gjënë tjetër, eja na mund me votë. Tentativat që nuk më ftuan, më duket e tepërt, nuk jemi në luftë me demokratë. Kemi vetëm një betejë me qeverinë shqiptare që duam të zëvendësojmë për të bërë një qeverisje më të mirë nesër”, u shpreh ai.
Më tej Hoxha tha se tashmë qëllimi i tyre është që të përballen me regjimin e Edi Ramës, pasi mes demokratëve nuk ka më konflikte.
“Ka filluar bashkimi në bazë, nuk ka hasmëri mes demokratëve. Do dojë kohën e vet, do i japim gjithkujt mundësinë. Edhe në elektorat është e njëjta gjë, ishte një plagë ajo që i ndodhi PD-së dhe po shërohet. Secili deputet zgjedh rrugën që do. Lufta ka mbaruar, kush i hedh këtij zjarri të shuar benzinë nuk e ndez dot”, vijoi Hoxha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
