Nga James Baker tek Antony Blinken shefat e diplomacisë amerikane që vizituan Shqipërinë në tri dekada

Antony Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit qe viziton Shqiperine në 33 vite pluralizëm.
E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, i cili sipas raportimeve te mediave amerikane te kohës u prit nga 300 mije shqiptare në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Në fjalimin e tij, sekretari Bakër tha se: “Liria funksionon” dhe i nxiti shqiptaret të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë.
Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror të Tiranës, sekretari Baker u takua me kryeministrin reformator Ylli Bufi, me Presidentin Ramiz Alia, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformuara opozitare.
Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ‘plan Marshall’ për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore.
Kjo ka qene në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.
Nëntë vite pas vizitës se James Baker, Shqipërinë e vizitoi Madeleine Albright.
“Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës” tha sekretarja amerikane Albright në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vitin 2003, do të jetë radha e sekretarit amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një “një akt miqësie”.
Atë ditë në Tiranë ishin edhe dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Kroacisë, pasi qëllimi i vizitës zyrtare i krahut të djathtë të presidentit George Bush në Shqipëri ishte firmosja e kartës Adriatik 3, një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.
Në vitin 2012 ne tiranë mbërriti sekretarja amerikane Hillari Klinton.
Në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, kryediplomatja amerikane theksoi nevojën për luftë ndaj korrupsionit dhe bashkëpunim ndërmjet klasave politike të Shqipërisë. presidenti Bujar Nishani i akordoi, sekretares amerikane dekoratën e Urdhrit të Flamurit.
Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranën e vizitoi sekretari amerikan të Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit dha mesazhe të forta për luftën kundër korrupsionit ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të kuptojnë se vetëm presioni prej tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendit mund të sjellë miratimin dhe zbatimin e ligjeve të duhura.
-
Vizita e Blinken, më shumë drejtësi dhe siguri për shqiptarët
9 Shkurt, 20:49 -
-
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





