
Nga Veliaj, Meta tek Lefter Koka/ Cilat janë akuzat mbi ta, dominon përfshirja e familjarëve në skemat korruptive

Alfapress sjell sot në vëmendje 5 arrestimet dhe goditjet e bujshme të 5 politikanëve pothuajse të rëndësishëm në jetën politike të vendit.
SPAK pothuajse ka thyer çdo mit, madje sot nuk mund të themi me lehtësi se ka “të paprekshëm”, pasi para ligjit kanë shkuar politikanë, krerë bandash e njerëz të shumtë të lidhur me krimin.
Së fundmi me urdhër të SPAK është arrestuar dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj.
Pas këtij arresti edhe vetë kryeministri që shprehej dikur se kurrë nuk do të komentonte drejtësinë, u hodh në sulm ndaj SPAK.
Duket se politika e frikësuar është bërë bashkë kundër këtij instutucioni, e nga ana tjetër SPAK vijon punën duke shtuar se do të jetë prezent dhe në zgjedhje.
Krahas shumë arrestimeve Alfapress ka përzgjedhur 5 personazhe, duke nisur nga Erion Veliaj, Ilir Meta, Arben Ahmetaj (në arrati), Ilir Beqja dhe Lefter Koka.
Ne do të analizojmë sot akuzat ndaj tyre, a ngjajnë mënyrat e korrupsionit, lidhja me biznesin dhe përfitimi i drejtpërdrejtë duke përdorur peshën e karriges dhe firmës së tyre.
Vihen re detaje siç janë përfshirja e familjarëve të tyre në skemat e korrupsionit dhe justifikimet qesharake se këto janë pasuri të mëparshme.
Më i bujshmi është arrestimi i Veliajt, i cili sot ndodhet në qeli. Kryebashkiaku i kryeqytetit kishte zgjedhur që nga lejet e ndërtimit që jepte, të merrte favore ekonomike tek OJF e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Përfshirë këtu Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar dhe bileta avioni dhe hoteli nga vetë biznesmenët.
Me arrestimi e Veliajt u vunë nën hetim dhe 6 biznesmenë, 1 nën arrest (Ermal Abule) dhe 5 me detyrim paraqitje (Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu).
Si në shumë dosje politikanësh dhe mosjustifikimi i banesave luksoze ka qënë shkas i hetimeve.
Në rastin Veliaj, nuk është vetëm ai që përfiton por dhe vëllai i tij, pastaj lidhja mes pronarit shitës dhe pronarit marrës të lejeve të ndërtimit nga bashkia konkludojnë në një emër.
Për kryebashkiakun Veliaj kujtojmë ka hetime dhe për rastin 5D dhe inceneratorin.
Ilir Meta
Rasti i dytë është ai i Ilir Metës, njeriut që në Shqipëri ka qënë në të gjitha postet e mundshme. Ai ka qënë kryeministër, ministër, zëvëndëskryeministër, kryetar parlamenti dhe president i vendit.
Por cilat janë akuzat ndaj Ilir Metës?
1.Akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni.
2.Nga hetimet ka rezultuar se Meta, në sajë të funksionit të tij si kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Kryemadhi si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike.
3.Pozita e Metës është rënduar dhe nga kontratat e lobimit të lidhura në cilësinë e kryetarit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë periudhës 2016-2017, Meta ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbime konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe grupin McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas SPAK, një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e LSI-së, ndërkohë që një shumë prej më shumë se 463 mijë USD, nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po ashtu, shuma monetare që nuk është transferuar nga llogaritë bankare të LSI-së, nuk është pasqyruar në bilancet e këtij subjekti politik, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
4.Meta dhe Kryemadhi akuzohen gjithashtu se kanë blerë një apartament dubleks pjesërisht me para të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe se kanë përdorur një kredi bankare si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare, e cila i korrespondon akuzës së pastrimit të parave.
Ata akuzohen gjithashtu për mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore në vlerën e 106 mijë eurove për periudhën 2013-2019, ku rreth 86 mijë euro janë paguar cash sipas SPAK. Bazuar në këto të dhëna, SPAK ngre dyshime se Meta dhe Kryemadhi kanë konsumuar veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Siç vihet re dosja e i Ilir Metës, ku pjesë është dhe Monika Kryemadhi (tashmë në proces divorci), është me shumë akuza të forta përfitimesh dhe madje dhe ndryshime ligjesh për favor të interesave ekonomike.
Arben Ahmetaj
E treta sigurisht është ajo e Arben Ahmetajt, ish numri i 2 i qeverisë Rama, ai që ka patur detyrat e menaxhimit të financave të ekonomisë në vend.
I shpallur tashmë në kërkim ndërkombtar, Ahmetaj akuzohet për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe korrupsion.
Ahmetaj, sipas hetimeve të kryera nga SPAK, në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishme në në kabinetin qeveritar ka përfituar nga bosët e inceneratorëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshme, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme.
Ilir Beqja
Arrestimi i Ilir Beqjas ishte po ashtu një goditje e fortë për qeverinë Rama.
Ai kishte mbajtur detyrën e Ministrit të Shëndetsisë, i akuzuar shumë dhe nga opozita e kohës për një sërë abuzimesh me konçensionet e shëndetsisë.
Pas postit të Ministrit, Beqaj refuzoi mandatin e deputetit dhe mbajti postin e drejtorit të agjensisë SASPAK (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës)
Prej kësaj detyre u gjetën provat reale për korrupsionin e Ilir Beqajt.
Prokuroria e Posaçme ngriti 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn.
SPAK tha se në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisionit Evropian.
Sipas prokurorisë, tenderët që janë zhvilluar me prokurim të thjeshtë, janë urdhëruar nga Ilir Beqaj.
Një prej shërbimeve, (organizimi i konferencës për turizëm) në vlerë prej 125.000 eurosh është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës prej 380.000 eurosh) për të njëjtin ngjarje, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare, që ka si administrator dhe drejtor dy persona nën hetim për abuzime me fondet e ndihmës së bashkimit Evropian.
SPAK thotë se i vetmi shërbim i ofruar në kuadër të këtij ngjarjeje nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, në një vlerë prej 4.189.000 lekë (40.000 euro) në restorant Gzona, që dyshohet se është në pronësi de facto të Ilir Beqajt.
SPAK-u thotë se Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi këtë restorant pranë Kalasë Tiranë.
Lefter Koka
I pesti Lefter Koka, tashmë dhe i dënuar me vendim gjykate, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u konvertua në 6 vite e 8 muaj burg.
Në Shkallën e Parë, u dënua me 8.6 vite burg, por me gjykim te shkurtuar Koka përfundimisht do të kryente 5 vite e 6 muaj burg.
Akuzat
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Deklarimin fajtor të të pandehurit K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
/Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128