Njësoj si babai/ Argita Malltezi sulmon Bashën dhe pralajmëron bashkim me Gaz Bardhin!

6 Janar 2024, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Njësoj si babai/ Argita Malltezi sulmon Bashën dhe pralajmëron

Në një prononcim për A2CNN nga protesta e simpatizantëve, nën dritaren e shtëpisë ku babai i saj vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Argita Malltezi komentoi zërat se ajo po fiton një rol të shtuar në kampin demokrat.

Ajo po ashtu bëri me dije se bashkimi i dy grupeve, Rithemelimit dhe atij të drejtuar nga Gazment Bardhi, do të ndodhë shumë shpejt.

“Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë.”

Argita Malltezi tashmë në rolin e lideres së Rithemelimit ka sulmuar edhe Lulzim Bashën me një fjalor të egër njësoj si babai i saj Sali Berisha. Ajo e ka quajtur kreun e PD, "kal të ngordhur" dhe në shërbim të Edi Ramës.

“Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.”

Një koment Malltezi e pati edhe për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muçi, të cilën Rithemelimi e akuzon se ka shkelur ligjin, duke bërë Enkelejd Alibeajn pal në procesin gjyqësor për vulën e PD.

 

Po ndodh...