Noka-Salianjit: Me Foltoren po i shërben PS-së! Debat i ashpër në mbledhjen e Kryesisë së PD, ish-deputeti përplaset edhe me Berishën

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet prej më shumë se një ore, Flamur Noka dhe Sali Berishajanë përplasur verbalisht me Ervin Salianjin.
Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë",- është mësuar t'i ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të Foltores së këtij të fundit, me strukturat e partisë.
Debati mes Nokës dhe Salianjit është zhvilluar me tone të larta, deri në pikën që dyshja dëgjohej në korridoret e selisë blu, jashtë sallës së takimit.
Edhe Berisha është përfshirë në një debat të drejtpërdrejtë me ish-deputetin, për moskandidimin e Hysen Kadisë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pavarësisht se demokrati i Kavajës doli më i votuari në Qarkun Tiranë në Primaret e organizuara nga vetë krydemokrati.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128