Pano Sako: Pse Rama po ngre një komision për të kontrolluar SPAK-un? Po i vjen radha

Eksperti Pano Sako, në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje për ngritjen e një komisioni të mundshëm nga kreu i qeverisë Edi Rama për të kontrolluar SPAK.
Ai theksoi se Rama po kupton se mund të dalë para SPAK, e ndaj po merr një nismë të tillë.
Gjithashtu ai shtoi se dhe kreu i qeverisë do të japë llogari për inceneratorët.
“Nuk është parë procedura se si kemi arritur te vendimmarrja për incineratorët. Si u lehtësua puna e këtyre kompanive që të ktheheshin këto në promotorët e inceneratorëve në Shqipëri. Kemi një precedent këtu, është precedenti Berisha, shumë interesant.
Berisha ka treguar se SPAK është marrë thellësisht me procedurë, tek privatizimi i dosjes partizani SPAK është marrë me procedurë. Tani është momenti që SPAK ti thotë Ramës, që shiko se në procedurë ke firmosur një vendim për çeljen e incineratorëve, por përfitimin e ke bërë për interesin e këtyre që janë të korruptuar .
Rama është inteligjent mjaftueshëm për ta parë gjënë në pararojën, dhe e kupton që nëse kjo histori ecën me këto hapa që po ecën nga viti tjetër Rama do të japë llogari për inceneratorin. Nuk e ka hallin tek ata që ka, por kur të vij radha e tij. Ky komisioni që propozon është për t’i bërë pak fresk”-tha ai.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


