Demaj: Partia Demokratike, nuk ka kohë për të experimentuar teoritë e sovranistëve të Ilir Hafijes

Anëtari i Këshilli Kombëtar të PD, Vendim Demaj, ka komentuar idenë e hedhur së fundimi nga disa deputetë për drejtimi e dy grupeve brenda partisë nëpérmjet një organi kolegjial, sipas tyre për hir të "bashkimit". Demaj e quan këtë, një teori të djegur dhe kërkon vetëm riorganizimin dhe futjen e PD në zgjedhje të brendshme.
"PD duhet të nisë procesin e zgjedhjeve pa humbur kohë, ndërsa ato experimentet dashakeqëse që tentojnë të bëjnë ca skuth, argat të keqes së demokratëve, të cilët veprojnë nën dirigjimin e sovranistëve të Partisë së iLirit,
le t'i bëjnë tek organizata e tyre e proletariatit sepse nuk kanë asnjë shans për t'i realizuar tek Partia Demokratike", argumenton kundërshtinë e tij ai.
Reagimi i plotë:
Teoria e udhëheqjes me kolegjialitet, pa kryetar, që flitet nëpër kanal-halet e rilindo-rithemeltarëve nga disa parazit politik të PD-së, është një teori e djegur, e rrezikshme dhe asgjësuese për Partinë Demokratike, prandaj futja e Partisë në proçesin e zgjedhjeve për drejtuesit e saj, është emergjente dhe duhet që procesi zgjedhor të organizohet në mënyrë imediate.
Ndërsa ato eksperimentet dashakeqëse që tentojnë të bëjnë ca skuth, argat të keqes së demokratëve, të cilët veprojnë nën dirigjimin e sovranistëve të Partisë së iLirit,
le t'i bëjnë tek organizata e tyre e proletariatit sepse nuk kanë asnjë shans për t'i realizuar tek Partia Demokratike.
Në këtë vend ku nuk ekziston morali dhe dinjiteti asgjë nuk është e habitshme, por absurditeti është se këta bipartizanët pa dinjitet që jo vetëm injoruan kandidatët e PD-së por nuk dengjuan të shënonin dy fjalë në facebook dhe të bënin thirrje që të votohej Partia Demokratike.
Sot këta tinzarë bëjnë sikur janë të merakosur për të ardhmen e PD-së, dhe janë vërsulur të paraqiten me alternativën e sovranistëve të iLir Hafijes, që PD duhet të vazhdojë të drejtohet nga brigada e ca brigadierëve që do të bekohen nga rithemeltarët e stadiumit, por mjerisht për ata kjo nuk do të ndodhë dhe Partia Demokratike do të zgjedhë strukturat e veta drejtuese, sepse sot vërtet çdogjë u mungon demokratëve, por ajo që u mungon më shumë, është #koha, prandaj tani është koha për të ecur shpejt dhe me vendosmëri pa kthyer kokën mbrapa, dhe #trenit_imperialist le ti hip kush të dojë, kush nuk dëshiron le të vazhdojë #revolucionin në stadium për të çliruar Amerikën.
Partia Demokratike është motivim,
JO joshje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

