Pas Adriatik Lapajt, edhe Arlind Qori paralajmëron për protesta

9 Dhjetor 2025, 19:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas Adriatik Lapajt, edhe Arlind Qori paralajmëron për protesta

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka paralajmëruar protestë të enjten në orën 18:00 në Kuvendin e Shqipërisë. Arlind Qori i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen protestës ndërsa theksoi se qeveria e ka shpërfillur popullin. 

Qori theksoi më tej se nuk ka gjëra të parealizueshme nëse mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste.

Partia Demokratike po proteston nën drejtimin e Sali Berishës çdo të hënë.

Adriatik Lapaj pasi u shua protesta e Berishës nisi protestën e tij, i vetëm me një karrige përpara Kryeministrisë. 

Ndërsa i treti, Arlind Qori thotë se Lëvizja Bashkë do të organizojë protestë të enjten në Parlament.

"Nuk më duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18:00, "Lëvizja Bashkë" ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm.

Këtë e harrojmë se ato që kanë pushtetin ekzekutiv kanë shpërfillur popullin ashtu edhe Kuvendin. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm.

Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Politika është raport forcash dhe ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve që ky raport forcash të drejtpeshohet. Nëse të premten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare"-tha Qori.

 

Po ndodh...

ide