Pas studentëve në Bangladesh që përzunë Ramën me fustan, Berisha falenderon dhe popullin e Venezuelës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas Bangaladeshit i është referuar zhvillimeve politike në Venezuelë pas protestave masive që kanë rrëzuar regjimet në këto vende. U bënë disa ditë veçanërisht pas humbjes katastrofike në Himarë, që Berisha po kërkon që të mobilizojë demokratët dhe strategjia e vetme që i ka mbetur, (Edhe pas paktit me Ramën në parlament), duket se është për ti vënë në sedër me atë që bënë studentët në Bangladesh dhe popullin e Venezuelës, i cili është ngritur në protesta masive kundër presidenit Maduro!
‘Zhvillimet në Venezuelë dhe Bangladesh duhet të jenë mësim për ne se beteja përfundimtare duhet bërë para zgjedhjeve’, u shpreh Berisha.
Berisha: Përshëndetjet më të përzemërta qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të kauzës së qytetarit, të çdo shqiptari.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së lirisë.
Por dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që guxojnë dhe protestojnë për interesat e tyre të drejta.
Të dashur miq, zhvillime tragjike ka pasur 24 orët e fundit në Venezuelë.
Diktatori Maduro, pasi rrëmbeu mandatin siç i rrëmben Edi Rama, urdhëroi forcat të shkrehin breshëri plumbash mbi heronjtë e votës së lirë.
Ndërsa studentët e Bangladeshit përzunë nga Daka Edi Ramën me fustan, figurën më të urryer të kombit, kryeministren Hasina.
Këto zhvillime duhet të jenë një mësim i madh për ne.
Duhet të jenë një mësim sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ndaj dhe beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve.
Beteja jonë duhet të jetë e pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike.
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128