Pëllumb Seferi takime me qytetarët e kryeqytetit: Energjia dhe angazhimi i të rinjve na jep shpresë për një qytet që do që të zhvillohet

6 Prill 2025, 13:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi takime me qytetarët e kryeqytetit: Energjia dhe

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, thekson rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe angazhimit të përditshëm për zgjidhjen e problemeve të tyre, duke ftuar qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

"Sot, së bashku me një grup të rinjsh, zhvilluam takime me banorë në lagjet e Njësisë 8 në Tiranë. Bisedat spontane me banorët sollën në vëmendje çështje të rëndësishme si infrastruktura, hapësirat publike, pastërtia dhe mungesa e shërbimeve bazë në disa zona.

Energjia dhe angazhimi i të rinjve na jep shpresë për një qytet që do që të zhvillohet, të jetë më i pastër dhe ku njerëzit do duan të ndërtojmë të nesërmen e tyre! Tirana Meriton më Shumë! Shqipëria Meriton më Shumë!", shprehet Seferi teksa publikon dhe pamje nga takimet e sotme në kryeqytet.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128