
"Për 7 breza do ta shkrij"/ Gazetarja Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu nuk e fal...

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash. E ftuar në “A Show” të Adi Krastës në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët e tij.
‘Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij’, – është një nga frazat që dyshohet të ketë thënë kryebashkiaku Veliaj.
“Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshime të arsyeshme që brenda institucionit ka pasur një celular të futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’.
E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn. Fokusi s’ka qenë historia mediatike, sikurse është tentuar të trajtohej, por se ka pasur dyshime të arsyeshme që Veliaj intimidonte dëshmitarët. Dhe flet qartë për dëshmitarët.
Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje, se fal, për 7 breza do ta shkrij…etj. Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, – u shpreh ndër të tjera gazetarja.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128