Përplasja Lapaj-Shabani / Poli Hoxha: Pavarësisht kësaj që po ndodh, të dy hyjnë në Boshtin e të Mirës në Shqipëri!

17 Korrik 2025, 19:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja Lapaj-Shabani / Poli Hoxha: Pavarësisht kësaj që

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar se perplasja Lapaj-Shabani per mandatin, eshtë një debat që duhet t ishte shmangur. Ai tha se debati ka shkuar deri në akuza penale.Gjithsesi ai e vlerësoi kauzën e tyre dhe të mbështësve. Sipas Hoxhës në Shqipëri ka dy Boshte, ai të Mirës dhe Boshti i së Keqes. Sipas tij Lapaj dhe Shabani me kauzat e tyre, pavarësisht nga kjo që po ndodh, i përkasin Boshtit të së Mirës. Kurse për gazetaren Juela Meçani perplasja Lapaj-Shabani ndodhi, pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin e deputetit.

Përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, për gazetarin Poli Hoxha është një debat që duhet të ishte shmangur. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se debati ka shkuar deri në akuza penale.

"Ishin kundër dyshesh Berisha dhe Rama dhe nuk treguan pjekuri, por u futën në një luftë me njëri tjetrin. Debati ka shkuar deri në akuza penale. Duhet të ishin në Kuvend sepse në Shqipëri ekzistojë dy boshte, ai i të keqesh dhe të mirës. Padyshim që ata i përkasin këtij të dytit. Çështja e mandatit për mua s’ka asnjë lloj rëndësie. Këta janë fokusuar tek një mandat dhe po shkatërrojnë besimin dhe shpresën të gjitha aty turmave që i ndoqën nga pas’, tha ai.

Një koment e pati edhe për partitë e reja, për të cilat tha se duhet që ta vijojnë kauzën e tyre.

Unë nuk mund të flas për vendime personale të askujt, por asnjë nuk është futur në Parlament përveç Agron Shehajt. Euroatlantikët bënë një fushatë të mirë, por është tjetër gjë që nuk morën dot vota. Si kauzë jo vetëm e atyre por edhe e Lëvizjes Djathtas 1912 duhet që të vijoi, sepse kauza për votën e lirë dhe për mbështetjen ndaj SPAK që kanë ata duhet që të jetë’, tha ai.



Po ndodh...