Petro Koçi zbulon gabimin e PS-së gjatë fushatës zgjedhore në Himarë: Flas si njëri nga faktorët

5 Janar 2024, 15:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Petro Koçi zbulon gabimin e PS-së gjatë fushatës zgjedhore

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë në studion e News 24, se Partia Socialiste nuk bëri fushatë në Himarë duke besuar se do ta fitonte.

Ndërkaq, Agron Duka, kreu i PAA-së, tha se kryeministrit përdori gjuhë bullizimi ndaj Belerit gjatë fushatës.

Pjesë nga debati

Koçi: Qasja greke për çështjen Beleri është e ekzagjeruar dhe kompromentuese. Sigurisht është ka një lloj interesi për pakicën por vetë Beleri e cenon imazhin e Greqisë pasi ndikon në moralin mes popujve.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë të shkëqlyera dhe nuk mendoj se ishte e nevojshme për të ndezur një sherr komplet artificial. Nga ana tjetër, përcaktimi i Belerit si kandidat është tejet komprometuese. Është një tradhti ndaj interesave shqiptare. Me sa di është edhe i dënuar për poshtërim të simboleve të Republikës sonë.

Duka: Kjo të bën të dyshosh që edhe arrestimi i tij ka qenë i paramenduar, por duhet t’ia lëmë drejtësisë. Ka ligje ku të gjithë kandidatët shoshiten si është ligji i dekriminalizimit. PS ka bërë krushqi të shumta me rekorde kriminale që janë bërë edhe deputetë dhe kryetar bashkish dhe më pas janë larguar po nga ky ligj. Për sitëm morale ka shumë.

 

Po ndodh...

ide