“Po merr përsipër të jetë edhe në krye të pushtetit vendor!”/ Alibali: Rama po shfaq një profil mbipushteti, Berisha thërret protesta... pas plazhit!

15 Korrik 2025, 22:39 / POLITIKË ALFA PRESS
“Po merr përsipër të jetë edhe në krye të

Analisti Neritan Alibali, teksa ka komentuar dorëheqjet masive në pushtetin vendor në të gjithë vendin pas “ultimatumit” të kryeministrit Rama, u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i qeverisë po shfaqë një profil i ri.

Sipas tij, Rama por tregon se është një figurë që nuk kufizohet më vetëm në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, por që përpiqet të zgjerojë ndikimin edhe mbi pushtetin vendor.

“Rama përveçse ushtron të drejtën e pushtetit si kryeministër, merr përsipër dhe të jetë në krye të pushtetit vendor. Reflekton pushtetin e ri të Ramës në të ardhmen“, tha Alibali i ftuar në “Log”.

Nga ana tjetër, sipas tij, opozita duket e paorganizuar përballë këtij zhvillimi.

“Vetëm deklarata e Berishës që ka përcaktuar protestat në shtator, do të thotë të bëjmë plazh pastaj dalim protestojmë.”, u shpreh analisti Neritan Alibali.

Neritan Alibali: Po shfaqet profili i ri i Ramës, përtej pushtetit. Pas zgjedhjeve të 11 majit, ka përtej 84 deputetëve që mund të miratojë dhe ligje të përforcuara.

Nga ana tjetër, Rama përveçse ushtron të drejtën e pushtetit si kryeministër, merr përsipër dhe të jetë në krye të pushtetit vendor.

Reflekton pushtetin e ri të Ramës në të ardhmen. Vetëm deklarata e Berishës që ka përcaktuar protestat në shtator, do të thotë të bëjmë plazh pastaj dalim protestojmë.

Kemi ngjarje të rënda që po ndodhin, në Theth e kudo, kemi ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin lokal. Ata persona që kanë patur për detyrë të mbrojnë territorin, ku sipas legjislacionit është krim penal, në vend që opozita të kërkojë llogari që pavarësisht ligjit institucionet e drejtuara nga PS kanë shkelur ligjin, ja vënë fajin banorëve.

Aktet e mëpasshme të Edi Ramës do të jenë më agresive për mbledhjen e pushteteve në duart e veta. Ai ka deklaruar në zgjedhje se do të jetë ai që do ta fusë Shqipërinë në 2030 në BE.

Po ndodh...