
"Politika e korrupsionit dhe karagjozllëkut!"/Qori për "fluturimin" e Dash Sulës te Lapaj: Ne nuk duam vota klienteliste!

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për listat e kandidatëve për deputetë.
Qori i ka cilësuar listat e PD, PS por edhe partive të reja, si politikë e korrupsionit dhe karagjozllëkut, duke evidentuar faktin që në PS vendos vetëm Rama, në PD vetëm Berisha, ndërsa parti të reja degraduan duke futur në listë persona që nuk kanë lidhje me ta, por duan thjesht votat, si në rastin e Nisma Shqipëria Bëhet që futën Dash Sulën në listë pak para mesnate.
"Edi Rama e kontrollon sot PS-në më shumë se Lenini partinë bolshevike. Çfarë vendos Rama bëhet. Ajo është një shkretëtirë demokratike, një kthim pas. E dyta, lista ka sa e sa kandidatë që mund të mos i gjesh në zgjedhje por në burg.
Kur shkojmë te PD dhe Berisha, ai është autokrat por me çelësat e kashtës. Ai duhet të fusë në lista të mbyllura edhe një parti në zhdukje si kjo e Metës. Bën primare pastaj thotë anullim loje ishin kot. Ata të PS që ju ngel hatri thonë të rrojë partia.
Ata të PD, në 23:45 ikin nga partia, kanë pesë oferta dhe zoti Sulaj tha do futem te një koalicion. Kjo është PKK, politika e korrupsionit dhe karagjozllëkut. Merkato si futbollistike, që të marrin lojtarin në minutë të fundit. Të vësh duart ne kokë. Konglomerate njerëzish egoistë, mendojnë vetëm për veten e tyre.
Edhe ajo që thoshte zoti Koçi, në listën e hapur ka 37 vetë, që të shtojnë numrin e atyre që luftojnë për vete edhe pse nuk ka 37 deputetë në Tiranë. 90% e njerëzve pyeti, çfarë të bashkon me ata të tjerët, vetëm dëshira për t'u bërë deputet.
Nëse ka një parti moderne është Lëvizja Bashkë.
Kemi dorëzuar 6 ditë përpara listën me 186 kandidatë, siç kërkon ligji. Konkurojmë në çdo qark. Kandidojmë seriozisht në çdo zonë. Në qarkun më të vogël, kemi një shkencëtar që udhëheq listën. Në qarkun më të vogël kemi njerëzit me të përgatitur. Prej dy muajsh kemi shkuar bazë më bazë dhe u kemi thënë njerëzve propozoni kandidaturat.
Si kryetar kam thënë nuk kandidoj i pari dhe e kam mbajtur fjalën, jam i dyti në Tiranë. I pari është Redi Muçi, pedagog, një nga personat më të aftë në Lëvizjen Bashkë, që nuk e kam zgjdhur unë por është zgjedhur me votë.
Më kanë ardhur dhjetëra njerëz që thonë më fut në listë se kam 10 mijë vota, dhe u kam thënë mos të të shoh afër vetes. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët. Të gjithëve u kam thënë nuk na lidh asgjë, ti do të marrësh hua siglën e partisë, por nuk e fëlliq veten për të të dhënë siglën, kur nuk na lidh asgjë. Ata janë në treg që janë gati ti shiten ofruesit më të mirë. Disa nga këta kanë futur nënat dhe baballarët në listë të mbyllur. Ne nuk marrim vota klienteliste.
Si do ta pranoja unë Dash Sulën? Mua nuk më lidh asgjë me të. Si mund të thuash hajde me mua ti, të fusim në një cep, vish fanellën tonë", tha ndër të tjera Qori.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128