“Porto Romano shumë i rëndësishëm për synimet e NATO-s”, Eric Wendt: Do të mbështes bizneset amerikane në Shqipëri
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është paraqitur sot përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procedurës së konfirmimit për postin diplomatik në Tiranë.
Në fjalën e tij ai u shpreh se Porto Romano mund të përdoret për të përmbushur synimet e Aleancës së Altantikut të Veriut.
“Me personat që kam pasur kontakt janë njerëz të mirë. Do të sigurohem që të pajisën për të përmbushur synimet e NATO-s. Shqipëria ka përmbushur 2 për qind të shpenzimeve për ushtrinë, janë zotuar ta çojnë në 5 për qind.
Kam besim se do të ketë një vlerësim dhe mënyra të ndryshme që do të gjejmë, që do të tejkalojnë detyrat ushtarakae për të përmbushur synimet e NATO-s dhe për të përdorur Porto Romanin, një nga portet kryesore që në të ardhmen do të mund të shfrytëzohet. Dërgimi i pajisjeve ushtarake do të kishte përfitim. Përmirësimi i infrastrukturës gjithashtu”, tha ai.
Më tej ai shtoi se nëse do të konfirmohet si ambasador i SHBA në vendin tonë, do të bëjë gjithçka për të mbështetur bizneset amerikane, qofshin ato të biznesmenëve të thjeshtë ose jo.
“Nuk kam informacion për investimet në Shqipëri. Unë di që puna ime si ambasador është të lesoj bizneset amerikane. Të gjitha pa preferenca. Puna ime është të sigurohem që ta bëj në rrugën e duhur de sa i përket korrupsionit, SPAK ka qenë shumë efektive. Kur të shkoj të terren do të kuptojmë mirë se çfarë po ndodh” tha ai.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128