Prapaskenat e një video për urën e re të Kukësit/ Pse Sali Berisha sulmoi Shefqet Kastratin me Fake News?!

6 Gusht 2024, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Prapaskenat e një video për urën e re të Kukësit/ Pse
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij pamje dramatike, nga ura e re me harqe në Kukës e ndërtuar nga "Kastrati Group" dhe inaguruar vetëm pak kohë më parë.

Në videon e marrë nga Tik Tok që ka shpërndarë Berisha, shfaqet një këmbë e saj gati e shkatërruar, kurse në sfond dëgjohet zëri i Blendi Fevziut gjatë një promovimi që i ka bërë asaj duke thënë se është ura më e lartë në Ballkan me harqe.

"Kjo urë quhet “Ura Rilindja”! Sapo hyri në përdorim u shemb! Vjedhje, vjedhje në çdo gjë vjedhje! #sb", shkruan Sali Berisha.

Prapaskenat e një video për urën e re të Kukësit/ Pse
Por komentues të shumtë, edhe kuksianë vendas, kanë shpërthyer kundër tij, duke i shkruar se kjo është mashtrim i pastër pasi pamjet nuk janë të urës së re në Kukës dhe është një montazh me zërin e Fevziut.

Të tjerë kanë shkruar se pamjet i përkasin një ure diku në Azi dhe se kreun e PD, po e keqpërdorin ose po tallen bashkëpunëtorët apo "qytetarët dixhitalë". Pas verifikimeve të videos, rezulton se vërtet pamjet nuk janë të urës së Kukësit por jashtë vendit.

Faktikisht nuk është hera e parë që Sali Berisha bën nga këto gafa dhe publikime duke marrë të mirëqënë dhe pa verifikuar çdo informacion që i shkon, por ajo që habit është se duke denoncuar dhe sulmuar "Urën e Ramës", ai de fakto ka sulmuar kompaninë e Shefqet Kastratit e cila e ka ndërtuar atë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre, (Sidomos lidhjet e ditura botërisht të Flamur Nokës), por ka diçka surprizë duke patur parasysh që edhe pasi i thanë se është fake news, ai nuk e ka hequr "denoncimin" nga faqja e tij. 

“Do t’i kërkoj ndjesë gjithë demokratëve që do duhet t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita në fakt që të fliste për çmimin e naftës, po drejtonte gishtat lart e poshtë, por nuk përmendi cili është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol për Çet Kastratin po ta mbajti, se ai i përfiton abuzimet me çmimet e naftës, por s’ke guxim ti ta përmendësh”, ka deklaruar Gazment Bardhi në parlament përpara se të kalonte ylberin dhe të bëhej zëvendës i Berishës dhe i pandashëm me "Flamur Nokën e Çetit".

Kjo sfidë që Gazmend Bardhi i lëshoi Flamur Nokës mbeti pa përgjigje atëherë dhe sot e kësaj dite. Akush, në mesin e deputetëve të Berishës, (Përfshi edhe Bardhin sot), nuk e artikulon dot emrin e një prej biznesmenëve që ka më shumë licensa, koncesione, leje ndërtimi, etj, me qeverinë Rama, Shefqet Kastratin.

Edhe kur janë bërë protesta për çmimin absud të naftës i cili tejkalon edhe vendet e Europës Perëndimore, emri i Kastratit është fshehur nga Berisha dhe berishistët, edhe pse ai është groisti kryesor i hidrokarbureve në vend, me një zotërim të afro 75 përqind të tregut. Madje edhe në "denoncimin" fake të sotëm që Berisha i bëri urës së ndërtuar nga Kastrati në Kukës, nuk shkruan se cila kompani e ka ndërtuar, por gjithsesi mesazhi dhe nënkuptimi është i qartë pasi emri i "Kastrati group" është i gdhendur në urë.

Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? i kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë! Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike", nguli më shumë thikën atëherë në parlament Bardhi, i cili sot krah për krah me Nokën po "rrëzojnë" Ramën dhe oligarkët e tij. 

Ka ndryshuar loja?! Apo duket se jo vetëm Çeti por edhe oligarkë të tjerë, ose janë lodhur pas 3 vitesh duke financuar "Revolucionin" e Berishës, ose i kanë ndërprerë "ndihmat", pasi kanë edhe ata informacion që SHBA po përgatit një listë të zezë biznesmenësh dhe mediesh, (Djathtas dhe majtas), të cilat sponsorizojnë nongratat, antiamerikanizmin dhe minuesit e demokracisë në Shqipëri./Alfapress.al