Presidenti i ri/ Vasili: Rama harron 2012-ën, bisedimet nuk janë risi

26 Prill 2022, 14:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Presidenti i ri/ Vasili: Rama harron 2012-ën, bisedimet nuk janë risi

Bisedimet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit sipas nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili nuk janë një sukses i qeverisë Rama. Vasili shprehet se në qershor të vitit 2012 Berisha, Rama , Patozi dhe Ruçi u mblodhën duke përfaqësuar grupet parlamentare dhe biseduan lidhur me presidentin e ri.

Postimi i plotë:
Taulant Balla nga halli i Ramës thau memorien dhe çuditi dynjanë kur thotë për here te pare bëhen bisedime për presidentin:
"Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit".
Po mire mo Taulant po ne 3 qershor 2012 për te zgjedhur presidentin harrove qe u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi.
Ju vazhdoni thelloni gropën septike dhe nxirrni në fund një president që vjen erë.
Për të freskuar kujtesën qe u ka futur ne xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012.

 

 

 

 

Po ndodh...

ide