Programi i PD/ Basha: Me grupin e punës diskutuam për të përndjekurit dhe ish pronarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vijuar takimet edhe ditën e sotme për programin e PD. Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar edhe për të përndjekurit të cilët vijojnë të përballen me ata që i persekutuan dhe i përndoqën.
Kreu i PD gjithashtu thotë se një shtyllë tjetër kryesore në program janë edhe ish pronarët ku zgjidhja e çështjes së pronës është angazhimi kryesor i PD.
Postimi i plotë:
Me grupin e punës për programin diskutuam për të përndjekurit dhe pronarët.
Edhe sot të përndjekurit përballen me ata që i persekutuan dhe i përndoqën. Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.
Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi i të shkuarës, por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur.
Pronarët janë një tjetër shtyllë e PD, të cilëve u kemi një borxh të madh. Kanë 33 vite që zvarriten dhe janë degdisur në grupin më të diskredituar në Europë, sepse nuk gëzojnë një të drejtë themelore, siç është ajo e pronës.
Kjo qeveri pronat e pronarëve dhe ato publike i përdor për një grusht biznesmenësh, që u jep titullin Investitor Strategjik. 30 milionë euro qeveria i hoqi nga Fondi i Kompensimit të Pronarëve për çështjen “Beçhetti”.
Zgjidhja e çështjes së pronës është angazhimi ynë kryesor, dhe me programin tonë të detajuar kemi parashikuar hap pas hapi masat për t’i dhënë fund kësaj çështje që është e rëndësishme dhe për zhvillimin e vendit.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



