Protesta e Rithemelimit, Meta reciton poezinë e Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e Rithemelimit, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin.
Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli nuk kishte frikë nga vdekja, ndërsa shtoi se halli e kishte detyruar që të bashkëjetonte me mashtrues pa qenë kurrë i tillë. Mes të tjerash Meta paralajmëron se; “Një Agim i Ri po lind”.
REAGIMI I METËS
Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.
Por një Agim i Ri po lind i dashur Avokat, si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfelloë te poema e tij kushtuar Skëndërbeut!
5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”!
Iku Internacionalja e mashtruesve avokat!
Iku sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

