
"Pse e përzutë Monikën, ajo ishte fabrikë votash? Ti erdhe vonë, kapardiseshe me Metën..."/ Blushi: Marrim 12 deputetë!

Ylli Rakipi ka pyetur Tedi Blushin për Partinë e Lirisë, synimet e kësaj partie dhe përzënien e Monika Kryemadhit, e cila ka qenë shumë e suksesshme në fushata me LSI-në.
Blushi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh tejet optimist, duke deklaruar se PL merr 12 deputet, ndërsa koalicioni "Shqipëria Madhështore" merr 84 deputetë dhe rrëzon përfundimisht Ramën.
Ylli Rakipi: Sa deputetë keni në listat e mbyllura dhe sa në të hapura? Si i caktuat apo i caktoi Meta nga burgu? Se ti që të kesh këtë fuqi që ti caktosh vetë...
Tedi Blushi: Kemi 4 në lista të mbyllura dhe 8 në të hapura. Do të kemi 12 deputetë në 12 maj.
Ylli Rakipi: Pse merrni 12 ju? Ti kishte bërë llogaritë për 84 aty…
Tedi Blushi: Ishte për koalicionin.
Ylli Rakipi: Edi Rama shkoi për lesh fare kështu…
Tedi Blushi: Duhet të merren për të realizuar reformat dhe Shqipërinë Madhështore.
Ylli Rakipi: Këtë keni edhe ju Shqipërinë Madhështore?
Tedi Blushi: Nuk e meritojnë shqiptarët Shqipërinë Madhështore? Kur nuk qesh me partitë e reja, ke të drejtë që qesh me partitë tradicionale… Bëhesh serioz për sondazhet e inceneratorëve. Kërkon të bësh çështje kaq serioze për të qeshur.
Ylli Rakipi: Pra 12 merrni ju?
Tedi Blushi: Kriteret i kemi miratuar që në tetor të vitit të kaluar.
Ylli Rakipi: Doktori i dintë këto kritere dhe ju dha 4 kandidatë?
Tedi Blushi: Në kemi kriteret e Partisë së Lirisë.
Ylli Rakipi: Monika Kryemadhin pse e keni përzënë?
Tedi Blushi: Nga kush u përzu?
Ylli Rakipi: Nëse kishte njeri për të punuar për zgjedhjet, ndonjëherë më shume edhe se Meta, ishte Monika Kryemadhi. Zonjën Kryemadhi, që ka qenë nga njerëzit që i ka dhënë gjithçka kësaj partie, punëtore më aktive, fabrikë vota për LSI-në. Ti ke ardhur më vonë, ishe me Metën në Presidencë, kapardiseshit aty...
Tedi Blushi: Ne bënim betejë, ka fituar 5-0 në Venecia Ilir Meta.
Ylli Rakipi: Monika pse nuk është kandidate për deputete?
Tedi Blushi: E ka dhënë vetë Monika përgjigjen, ka thënë nuk kam dashur.
Ylli Rakipi: Sali Berisha ju ka dhënë katër deputetë. Po ju çfarë i jepni doktorit? Se do takohemi prapë këtu.
Tedi Blushi: Koalicionit i japim 12 deputet. I japim të paktën 50 mijë vota në Tiranë.
Ylli Rakipi: Ti pse nuk ndejte te lista jashtë? Se ti godet Panon pastaj thuaj babai e këto, por vetë hyre te lista e mbyllur.
Tedi Blushi: Në kushtet ku ndodhet Partia e Lirisë, që është më e goditura nga regjimi, pasi pati tentative për ta marrë peng, pastaj rrëmbimi kriminal i kryetarit që mbahet ende në izolim, kryesia e partisë i ka kërkuar Presidentit, që të ishte në listën e mbyllur. Menduam që në kushtet aktuale ku ndodhet zoti Meta, gjendja e tij juridike, izolimi ekstrem, ku nuk i lejohet të komunikojë as me deputetët, ndërkohë ka të kufizuar edhe telefonatat. Pra ne i propozuam zotit Meta të jetë në listë të mbyllur dhe ai nuk pranoi.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128