‘Pushtimi i PD’/ Berisha mori grupin e WhatsApp, faqja zyrtare në fb dhe pd.al jashtë kontrollit të tij

Vendimi i gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e 11 Dhjetorit i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha të merrte kontrollin e selisë blu. Pas këtij vendimi Rithemelimi ka zhvilluar të gjitha takimet në PD, hoqi dyert e blinduara si shenjë e parë e hapjes së PD-së për qytetarët. Pas kësaj Rithemelimi mori kontrollin e grupit të gazetarëve dhe spastroi nga aty mbështetësit e Bashës.
Beteja virtuale duket se ka mbetur këtu, grupi i gazetarëve komandohet nga Rithemelimi ndërsa faqja në Facebook e Partisë Demokratike me mbi 300 mijë ndjekës komandohet nga grupimi tjetër i cili publikon të rejat e fundit të aktivitetit politik të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Komisioni i Rithemelimit ka hapur një llogari tjetër në facebook me emrin “Partia Demokratike e Shqipërisë – Komisioni i Rithemelimit” me mbi 4 mijë ndjekës. Së fundmi në këtë faqe janë publikuar të rejat mbi procesin zgjedhor që po zhvillohet nëpër degë.

Por një tjetër kanal komunikimi që ende nuk është marrë nën kontrollin e Komisionit të Rithemelimit është faqja zyrtare e Partisë Demokratike pd.al. Nëse klikon në këtë faqe sheh që foto kryesore është ajo e sloganit të zgjedhjeve të shkuara parlamentare “Zgjedhim të ardhmen”, logo e pandryshuar dhe mbi të gjitha, në kategorinë Kryetari, rezulton ende Lulzim Basha.

Postimi i fundit në këtë faqe i takon 18 Marsit, ndërkohë që në faqen kryesore janë të publikuara disa aktivitete të ish kreut të demokratëve, Basha.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
