“Qytetarët janë të mbushur me shpresë për ndryshim”, Basha: Vota për numrin 4 është garanci për luftë kundër korrupsionit dhe paratë të shkojnë tek qytetarët

9 Maj 2025, 13:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Qytetarët janë të mbushur me shpresë për

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.

Ai u ndal sot në Njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.

Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë mos të shkojnë tek shokët e 7x7=313 por tek qytetarët.

Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci. Garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7x7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” - tha ai. 

Basha gjithashtu foli për pikat e programit të Koalicionit Euroatlantik, që do u vij në ndihmë sipërmarrësve, familjeve shqiptare dhe të rinjve.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

“Qytetarët janë të mbushur me shpresë për

“Qytetarët janë të mbushur me shpresë për

 

Po ndodh...

ide