Rama fushatë në Kavajë/ Takimi elektoral në mbështetje të kandidatit socialist

Edi Rama shpjegoi se ku do të jetë vëmendja e ndërkombëtarëve tek ajo çfarë do prodhojë 14 Maji.
“Kavaja nuk duhet ta përsërisë zhgënjimin e përjetuar gjatë qeverisjes lokale të demokratëve”, u tha Edi Rama banorëve të këtij qyteti ku adhurimi për Sali Berishën nuk mungon.
“Nuk i kam thënë ndonjëherë turpi Shqipërisë po e përcakton damka që i kanë vënë në lule të ballit aleatët dhe partnerët tanë më të mëdhenj”, tha Rama.
“Aleatët do numërojnë votat që do marrë non grata për të kuptuar sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, dhe si dreqin akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë që kjo nuk është një çështje personale, kjo është një çështje shumë më e thellë se sa çështja e një shteti gjigand me një individ që në vetvete është një kokrrizë rëre në oqean, por që përfaqëson faktikisht dhe fatkeqësisht një individ që ka qenë një i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe që ka dhënë të gjitha provat për t’u bërë i padëshirueshëm”, shtoi kryeministri.
“Ky nuk është interesi i vendit, por përveçse nuk është interesi kombëtar dhe nuk është interesi i vendit, nuk diskutohet nuk është as interesi i opozitës sepse opozita kështu ngelet peng dhe duke ngelur opozita peng, nuk ka asnjë shans që të hapë qoftë edhe një derë përveç derës së SHQUP-it, por kjo bie ndesh edhe me të gjitha arsyet për të cilat këta dolën kundër komunizmit, kjo bie ndesh dhe për të gjitha arsyet pse familjet e tyre kishin një prejardhje që i vendoste kundër komunizmit, me njerëz të pushkatuar, me njerëz të burgosur, njerëz të syrgjynosur, me njerëz të persekutuar sepse arsyeja pse ata u goditën pa mëshirë nga komunizmi, ishte Amerika. Ata për Amerikën e për perëndimin u goditën, sepse nuk donin Moskën e nuk donin Kremlinin”, përfundoi Rama.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128