Rama "kërcënon" dhe i bën karshillik SHBA: Kina ja ka vënë syrin Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në fjalimin që mbajti me rastin e inagurimit të parkut elotik në Tropojë, në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga SHBA dhe vende të BE, bëri një kërcënim të hapur dhe karshillik, duke deklaruar se Kina kundërshtari i tyre i madh Kina, e sheh Shqipërinë si pika e mjaltit në Europë dhe se ja ka vënë syrin.
Një nga arsyet pse SHBA e konsiderojnë korrupsionin në Shqipëri si kërcënim edhe për sigurinë e tyre kombëtare është pikërisht kjo qasje që po shfaq “hallexhiu” i SPAK-ut përballë një investitori amerikan dhe të dërguarës me punë të SHBA-së.
Atyre u përmend Kinën, për të nënkuptuar se ka alternativa të tjera strategjike, një kërcënim aspak i heshtur. Po të mos ishte me ujë deri në grykë për shkak të grykësisë së tij dhe të zyrtarëve të lartë të arrestuar për korrupsion masiv, s’do ta rrokte publikisht këtë ide, sidomos në kontekstin e një investimi amerikan në Shqipëri.
Prandaj edhe politikanët me halle me drejtësinë shtrëngohen dhe sanksionohen nga SHBA, sepse, për të mbrojtur pozitat e tyre, mund të priren të kërkojnë “shpëtim” në pellgje autokratike, duke dëmtuar interesat e vendit të tyre dhe të “Dajës Sam”.
Duket se Rama thjesht po kërkin negocim me këtë kërcënim kinez, sepse SHBA e “paketojnë” më shpejt se Maduron, pa ushtri, vetëm me një cicërimë në rrjetet sociale.
Por fakti që “flirton” me këtë ide haptazi, përballë përfaqësuesve politikë dhe të biznesit të SHBA-së, është një tjetër tregues i hallit të tij, po aq sa edhe i papërshtatshmërisë së tij për të drejtuar vendin, i ulur mbi majën e dosjeve të korrupsionit që e rrethojnë./Alfapress.al
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
