Rama kërkon më shumë financime nga BE: 85 mln euro për energjinë? Lajm i mirë por ska për bujqësinë

7 Dhjetor 2022, 14:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama kërkon më shumë financime nga BE: 85 mln euro për

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli kërkon që BE të mendojë më shumë për financiat drejt Ballkanit. Ai ka reaguar për paketën e BE të mbështetjes për energjinë duke thënë se është lajm i mirë, por e kanë marrë nga IPA duke lënë bujqësinë pa investime.

Sidoqoftë është e rëndësishme që të mos liheni pa mundësi për tu përfshirë më tepër në hapësira. Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga BE. Të gjithë ne. Por nuk është kaq shkëlqyer kur 85 mln euro janë marrë nga IPA. IPA janë për projektet tona.

Kur ke vetëm sistemin e brendshëm si t’ja bësh. BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk mund të shkojë në mënyrën si e mendon dikush. Është gabim, s’do shkojë në konvergjencë por duke u larguar. Do bëhen më të pasur dhe ne nuk do i ndjekim dot. Duhet të na japin më shumë fonde, më shumë mbështetje. Në një llogaritje të vogël, sa paguan BE plus për një qytetar të BE dhe sa mundëmi ne të paguajmë përmes buxhetit tonë me fondet IPA. Kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushin kërkesat për të qenë të denjë, atëherë dhe mund të vijojë korrupsionin për të kërkuar më shumë. Mendoj që ky shteg është hapur disi tanimë”, tha Rama.

 

Po ndodh...

ide