Rama komenton dakordësinë mes Serbisë dhe Kosovës për planin e BE: Moment historik! Kurti doli nga kurthi i së djeshmes

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një zhvillim historik dakordësinë mes Serbisë dhe Kosovës për planin e vendeve evropian për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vende. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen “që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë e konsideroi dakordësinë e mbrëmshme mes palëve një moment historik për paqen rajonale.
“Unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet besimplotë dhe do të jetë një shembull. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, tha Rama.
Në fund ai e kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare, andej dhe këtëj kufirit. Rama lavdëroi Albin Kurtin që sipas tij ka lënë mbrapa të shkuarën, duke iu referuar edhe qëndrimeve të tij të mëparshme, dhe bëri thirrje që askush të mos e akuzoje për tradhti apo harresë.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama në Twitter.
Më shumë se 5 orë kanë zgjatur bisedimet e djeshme mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Të dy krerët e qeverive ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.
Propopozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiç insiston në themelimin e tij. Pas takimit, Kurti konfirmoi se palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e propozimit evropian.
Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Plani i Bashkimit Evropian nuk u firmos dje nga Serbia. Ky ka qenë qëndrimi i ripërsëritur i Qeverisë së Kosovës për bisedimet e djeshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit. Në një deklaratë të posaçme Qeveria e drejtuar nga Kurti shprehet se gjatë takimeve dje Kryeministri shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

