''Rama mori hak për Thethin se votoi për PD...''/ Berisha del bllof, PS ka dalë forcë parë në 11 maj!
17 Korrik 2025, 18:18 / POLITIKË

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ditën e sotme se Edi Rama u hakmorr ndaj banorëve të Thethit, sepse në zgjedhjet e 11 Majit ata votuan PD.
Që Berisha gënjen nuk është as e re, as çudi, por si qëndron e vërteta e votave në kutinë e Thethit?
Sipas të dhënave të KQZ, në Theth PD ka dalë e dyta, e ndjekur nga PSD e Tom Doshit, ndërsa PS ka marrë 388 vota.
Ndërkohë që PD ka marrë 259.
Nëse shifra e Berishës, është më e lartë se ajo e PS në Theth, kjo pastaj ngelet për të ndryshuar konceptet matematikore, që PD e drejtuar prej tij edhe mund t'i bëj në të ardhmen.
Berisha është mjeshtër i manipulimit, edhe kur faktet janë të qarta. Madje, nëse faktet ekzistojnë, sipas filozofisë së tij, aq më keq për faktet.

Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128