Rama në konferencë me Varhelyi: E informova për Këshillimin Kombëtar, tani nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut

28 Prill 2022, 15:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama në konferencë me Varhelyi: E informova për Këshillimin

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama tha gjatë konferencës se situate aktuale në lidhje me hapjen e negociatave është e krijuar nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera, Rama bëri me dije se e ka informuar komisionerin për përmbylljen e procesit të Këshillimit Kombëtar, ku qytetarët u pyetën ndër të tjera edhe për ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

“Situata aktuale është e krijuar nga vetoja Bullgarisë ndaj Maqeonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si pozicion konstruktov dhe të lidhur për mosndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Po ashtu e informova mbi faktin që kemi mbyllur një proces mbi Këshillimin Kombëtar ku u pyetën qytetarët shqiptarë që nëse sërish nuk mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë se distanca mes dy vendeve ishte më e shkurtër sesa udhëtimi nga njëri vend në tjetrin. Ka qenë një mbështetës i korridorit 8 dhe pas udhëtimit nga Shkupi në Tiranë është bindur se kjo është gjëja e duhur. Shpresojmë që procesi të ecë më tej dhe ne të shtyjmë më tutje realizimin e korridorit 8 me Maqedoninë e Veriut. Tani po i lë fjalën komisionerit se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës”, tha Ramën.

 

Po ndodh...