Rama për mediat greke: Beleri çështje e Greqisë, jo e jona

13 Maj 2024, 13:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama për mediat greke: Beleri çështje e Greqisë, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi përkoi në 1-vjetorin e arrestimit të tij për blerje votash në Himarë.

Rama tha se vizita e tij nuk ka lidhje me Belerin, ndërsa për median greke ‘Star’ shtoi se kjo është histori e politikës greke dhe jo e Shqipërisë.

“Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori për ne. Kjo është histori e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri pas fjalimit të tij në Athinë, është pyetur edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare, ku tha: “Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme.”

Kryeministri Rama zhvilloi dje, 12 maj, një takim me emigrantët në Athinë, takim që shënoi edhe nisjen e turit me diasporën.

 

Po ndodh...