Rama prezanton drejtuesit e rinj të PS-së në Vlorë: Ka ikur koha që problemet zgjidhen nga kafeneja

7 Korrik 2025, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama prezanton drejtuesit e rinj të PS-së në Vlorë: Ka ikur

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar piketat e punës që do të ketë struktura e Partisë Socialiste në Vlorë.

Teksa prezantoi dy drejtuesit e rinj, Rama tha se të rinjtë do jenë motorët e PS-së në punë, duke shtuar se ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja.

PJESË NGA FJALIMI I RAMËS

Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja Duhet që ata të dalin në terren dhe tj shërbejnë qytetarëve

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren Nuk ka tendencë për ti zënë frymën bizneseve Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve Biznesit dhe qytetarëve Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizajn të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijimësi. Por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve, Policia Rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim.

Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investime Cfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahcet dhe tokat bujqësorë Ministria po përgatitë një paketë për ta reformuar këtë sektor Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm Kryesisht në zonat turistike

Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë, ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen.

Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qëndrore në Vlorë, të cilët janë dorëhequr. Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj. Të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tirane apo jashtë vendit që janë të deshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi berë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen.

Një kapitull i ri dot e fillojë edhe për Partinë Socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkryetar të rinj Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e Partisë Socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohë reale

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë, ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë. Ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës.

Po ndodh...