Reforma zgjedhore/ Alibeaj: Foltorja çon ujë në mullirin e Edi Ramës

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se mazhoranca është e prirur të bëjë ndryshime ligjore për ligjin elektoral, vetëm në interes të saj.
Ai tha gjithashtu se pjesa tjetër e opozitës, duke nënkuptuar “Rithemelimin” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, me veprimet e tyre i shërbejnë mazhorancës dhe kryeministrit Rama.
Komentet Alibeaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se ai përfaqëson vetëm PD në Komision, por shtoi se është pro përfaqësimit edhe të rrymave të tjera opozitare.
“Komisioni i Reformës Zgjedhore është i prirur mesa duket që të bëjë ndryshime ligjore vetëm në interes të mazhorancës, dhe jo si një marrëveshje politike konsensuale më të gjithë spektrin politik.
“Edhe një pjesë e opozitës, e përfaqësuar plotësisht në Komision, me veprimet e veta i çon ujim mullirit të Edi Ramës. Unë e kam thënë gjithmonë, unë përfaqësoj vetëm një pjesë të opozitës, përfaqësoj PD. Do të ishte gabim të merrja përsipër edhe interesat e partive të tjera opozitare.”
Më herët ka qenë kërkesa jonë, pra e PD, që në Komision të përfaqësoheshin edhe partitë e tjera opozitare, Partia e Lirisë, PR, PDIU, etj, sepse duhet të përfaqësohen të gjitha flukset opozitare”, tha Alibeaj.
Ai tha se kryeministri Edi Rama po qeveris me 48 % të votave, pra pa e kaluar gjysmën e votave, që sipas tij me një sistem tjetër, ai nuk do të ishte kryeministër.
“Sistemi i listave të hapura është një sistem që për momentin është më i duhuri dhe më në përputhje me atë ç’ka kushtetuta parashikon.
Kjo historia e listave të hapura që ka nisur që në 2020, e cila nuk u arrit me reformën e prishur nga ana e mazhorancës dhe ne shpresojmë ta shikojmë me lista të hapura, që njerëzit të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre.
Së dyti Shqipëria një zonë elektorale dhe jo e parcelizuar, sepse ky parcelizim shkon në favor të mazhorancës. Të paktën 5-6 mandate janë marrë në mënyrë parazitare, janë rrëmbyer nga ana e mazhorancës. Sepse Rama ka marrë më pak se 48 % të votave, pra më pak se gjysmën e mandateve dhe po qeveris”, tha Alibeaj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


