Rikthimi i normalitetit në Parlament, reagon ambasada amerikane: Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci
12 Mars 2024, 17:56 / POLITIKË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, ndërsa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Ndërsa palët janë angazhuar në bisedime prej ditësh, ajo që dihet deri më tani është arritja e dakordësisë për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

