Rilindja e rithemeluar apo Rithemelim i rilindur?

Pas pazarit mes PS dhe Rithemelimit, është vënë një dashuri e madhe mes deputetëve të secilit krah.
Herë Jorida Tabaku me Elisa Spiropalin, herë të tjera Dash Sula me Çuçin dhe herë të tjera Bardhi i buzëqeshur dhe i lumtur me Gjiknurin. Për të mos folur për përqafimet me Toni Gogun, se ai si njëri i Perëndisë që është, ka nga pak dashuri për të gjithë grigjën e politikanëve.
Sot ka qenë radha e Ferdinand Xhaferajt me Niko Peleshin, ndërkohë që ky i funsit ishte thirrur për të dhënë llogari në Kuvend nga Nasip Naço.
Siç edhe shihet, jashtë kamerave deputetët janë të relaksuar dhe duket se temë e bisedës është shumë miqësore.
Vetëm pazari mes Sali Berishës dhe Edi Ramës për të mbajtur sistemin të pandryshuar dhe për të nxjerr jashtë "loje" PD-në zyrtare, mund t'i jepte këtë "paqe" deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të PS-së.
Gjithsesi, është e paqartë nëse është Rilindja që është rithemeluar apo Rithemelimi që ka rilindur.
Sido që të jetë, deputetët e Berishës dhe të Ramës janë në fazën e periudhës së mjaltit.
Kjo falë pazarit mes tyre.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



