
Rithemelimi zgjedh kryetarët në 10 degë të partisë, ja cilët janë ata (EMRAT)

Rithemelimi ka zgjedh kryetarët në 10 degë të partisë. Këto zgjedhje të reja bëhen në kuadër të shkrirjes me grupin e deputetëve të Gazment Bardhit në 20 degë të Rithemelimit, fakt që ka ngjallur shumë pakënaqësi pas po i dërgohen bazës emra nga lartë.
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00 në datat 23 dhe 24 mars.
Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:
Dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
Dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
Dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
Dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
Dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
Dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
Dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
Dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
Dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
Dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128