Rithemelimi zhvillon zgjedhjet në Mat, në garë kryetarja aktuale, Denisa Vata dhe Neada Stana

25 Maj 2024, 11:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Rithemelimi zhvillon zgjedhjet në Mat, në garë kryetarja aktuale,

Në kuadër të riorganizmit, grupimi Rithemelimit po zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet në degën e Matit.

Në garë është kryetarja aktuale e këtij fraksioni, Denisa Vata dhe përballë ka kandidaten Neada Stana e angazhuar në politike prej disa vitesh.

Votimet kanë nisur në orën 8 dhe pritet të mbyllen në orën 18:00. Të dyja kandidatet po e ndjekin nga afër procesin, ndërsa ai po monitorohet edhe nga të deleguar nga qendra.

Rithemelimit ka vendosur që të ketë drejtues në çdo bashki të vendit, ndryshe nga si ka qenë deri tani ndarja sipas ish rretheve.

Zgjedhjet për drejtuesin të Rithemelimit pritet të mbahen edhe në Bashkinë e Klosit.

 

Po ndodh...

ide