Sali Berisha nga Kuvendi përshëndet edhe gazbardhistët që po e shohin nga TV: Më futën dhëndrin në burg, Azem ti je gjallë!

2 Dhjetor 2023, 13:10 / POLITIKË NGA ALFAPRESS.AL

Sali Berisha nga Kuvendi përshëndet edhe gazbardhistët që po

Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvendin e rikonfirmit të tij si kryetar i Rithemelimit, nuk ka harruar të përshëndes edhe deputetët e grupit Bardhi të cilët e braktisën në këtë “ditë kujtese”. Duket se injorimi që ata i bënë e ka bërë Sali Berishën që ta kapërdijë injorimin, në këto kohë kur SPAK i ka rrethuar familjen dhe pasurinë e madhe të saj.

Gjithashtu në fjalën e tij në sallën ku gjendet edhe bashkëshortja Liri Berisha, vajza Argita Malltezi dhe i gjithë “grupi” i djalit Shkëlzeni, ai u ka thënë demokratëve që vazhdojnë që ta ndjekin, se ka sakrifikuar për ata duke pasur dhëndrin në burg.

Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën, që mu propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës, unë u dizenjova non-grata dhe sot kam një dhëndërr të burgosur politik.

Dhe tani çfarë i mbeti Edi Ramës? Tregoi më në fund në sytë e të gjithë botës se kush është në të vërtetë.

Vendosi t’i bëjë parlamentit një grusht shteti brenda shtetit.

Por ne ia dolëm, e shpëtuam opozitën, e shpëtuam parlamentin. Grupi ynë parlamentar, dhe i përshëndes deputetët kudo që janë, në këtë sallë dhe kudo që ndodhen, me mosbindje civile, e zhyti në ilegalitet parlamentin e krimit, parlamentin e diktaturës, parlamentin e narkoshtetit.

Por kur opozitës i mohohet çdo e drejtë e mundshme e dhënë nga Kushtetuta, kur garda kthehet në një polici kundër opozitës, kur buxheti kalon për 4 minuta, kur Kushtetuta shkelet çdo ditë, a mund të quhet më Shqipëria një republikë parlamentare. 

Përgjigjia është vetëm një: Në Shqipëri është rikthyer diktatura e bandave, e krimit, e drogës, ne do e përmbysim atë.

Në këmbë, demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë.

Përmendëm se vendi ynë ka pasur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është histori e tradhtarëve, është histori e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve.

Për çdo tradhtar, për çdo pushtues, ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë. 

Pushtimi nga perandoria më e madhe e kohës, nxori Skënderbeun.

Diktatura më e egër komuniste e kohës solli lëvizjen studentore, prijësin e saj, Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!", tha Berisha mes të tjerave në fjalimin e tij.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128