
Sali Berishës prapë i duhet Lulzim Basha

Në 2004 Berisha ishte i izoluar.
Që pas '97 ata që e takonin ishin njerëz të dorës së tretë dhe të katërt të diplomacisë.
Me ShBA marrdhëniet i kishte të ngrira.
Ata që kishte përreth, dhe që pjesën dërrmuese i ka edhe sot, as deri në Maqedoni nuk shkonin dot sepse nuk kishin asnjë lidhje me Perëndimin por as me votuesit vendas.
Sepse që nga mbushja e kutive të zgjedhjeve të '96 nuk kishin fituar as një palë zgjedhje.
Sali Berishës i duhej dikush që kishte lidhje, një njeri i kulturuar dhe i ditur, një imazh që frymëzonte brenda dhe jashtë vendit, një njeri që kishte punuar dhe ishte i besuar te ndërkombëtarët.
Ky ishte Lulzim Basha. Ai u vu në drejtim të KOP, udhëhoqi një aksion të ri të dhe të sukseshëm të opozitës drejt pushtetit.
Ai ishte kudo, në takimet me të huajt, në studiot televizive, në paraqitjen e alternatives duke tërhequr pikërisht ata që vendosin në çdo palë zgjedhje: të pavendosurit, elektoratin gri.
Kështu Lulzim Basha i dha dhe njeherë shansin Sali Berishës të rivinte në pushtet!
Më pas siç e ka thënë edhe vetë Berisha, aty ku ishin prioritet, aty dikasteri drejtohej nga Lulzim Basha.
Rruga e Kombit, NATO, liberalizimi i vizave.
3 dikastere të drejtuara nga Basha.
Sfida e rradhës ku Berishës i duhej patjetër Lulzim Basha ishin zgjedhjet e 2009.
Elbasani ishte shndërruar në një mision të pamundur për demokratet.
Atë qark problematik Sali Berisha ia ngarkon Lulzim Bashës dhe pse ai s'kishte asnje lidhje me të.
Në ato zgjedhje, Partia Demokratike arriti rezultatin e saj më të mirë duke marrë 7 deputetë dhe duke siguruar mandatin e dytë.
Në 2011 erdhi gara për Bashkinë e Tiranes.
Edhe këtu duhej dikush ta shpëtonte Sali Berishën.
Imazhi i tij ishte rrënuar për shkak te korrupsionit pas bashkimit me Ilir Meten në 2009 dhe pas 21 janarit.
I duhej dikush për të mundur Edi Ramen 11 vjet kryetar Bashkie.
Berisha që akuzon sot Bashën, nuk e hoqi dot vetë Ramën as në 2007 kur sapo kishte marrë pushtetin qendror.
Pa dëshirën e tij por për të mirën e demokratëve, Lulzim Basha pranon kërkesën e Berishës për të kandiduar për Tiranën dhe arrin sërisht t'i japë një fitore atij.
Në 2013 aleati i Berishes, Ilir Meta, me një pjesë të konsiderueshme të elektroratit demokrat që e kishte blerë me paratë e korrupsionit i bashkohet Edi Ramës duke i lënë Sali Berishes faturen e 21 janarit bashkë me 1 milion vota kundra.
Në këtë gjendje dramatike nga humbja dhe me faturën e lartë të korrupsionit të Ilir Metes, me imazhin e Gërdecit dhe 21 janarit, me pazaret e ministrave të Berishës që bashkpunonin me Ramën për të marre amnisti për korrupsionin dhe abuzimet e tyre, Lulzim Basha mori në dorëzim PD.
E kësaj iu shtua menjëherë edhe bashkpunimi i Ramës me krimin, blerja e votave, sulmet e pamoralshme të Ilir Metes që ditën shante Ramën dhe natën punonte për të, e deri tek korruptimi i ish agjentit të lartë të FBI për të sulmuar Lulzim Bashës apo 50 milion mesazhet e blera me paratë e korrupsionit të shpërndarë para zgjedhjeve te 2021 për të dëmtuar imazhin e tij.
Pas shpalljes nongrata, 3 muaj përpjekje të Lulzim Bashës për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Sali Berishën dhe familjen nuk patën rezultat.
Berisha donte me çdo kusht të mbante si mburojë PD pas shpalljes non grata për t'u mbrojtur nga çfarë vinte nga pas.
Jo vetëm që nuk ia doli të mbronte veten por sot ka një tjetër nongrata nga Britania e Madhe, është i padëshirueshem nga BE dhe vendet anëtare dhe bën sikur kënaqet kur u shet ndonje takim të paguar të deputetëve të tij me ndonjë të huaj.
Prej një vit e gjysëm Sali Berisha nuk la gjë pa thënë për Lulzim Bashën.
Peng, i shitur, rublaxhi etj, etj.
Gjithë të këqiat nisën nga 9 shtatori kur Lulzim Basha vendosi të shpëtojë PD nga shkaterrimi dhe izolimi, siç fatkeqësisht është realiteti sot.
Sot pasi doli në dritë para gjithë botës se si Edi Rama jo vetëm nuk e kishte peng Lulzim Bashën, po kishte bërë atë që s'ka bërë asnjë kryeministër në Europë, korruptoi një drejtues të lartë të FBI kundër tij, Sali Berisha iu ngjit paturpsisht lojës se Edi Rames të cilës po e përdor sot si i mbyturi një fije kashte.
Ai po përpiqet të përdorë prap Lulzim Bashën, sulmet ndaj tij, gjithë këtë histori korruptive që ka tronditur SHBA si një shpresë të fundit të tij.
Madje pa i kërkuar ndjesë dhe pa u distancuar nga ajo fushatë turpi dhe mashtrimesh ndaj njeriut që i kishte bërë që ndërkombetarë dhe shqiptarë bashkë ta harronin se kush ishte Berisha i vertetë. çfarë pafytyrësie!
Sali Berishës i duhet prap sot Lulzim Basha.
Ai ka thirrur një protestë për sulmet që Rama i ka bërë Bashës pas krahëve.
Lulzim Basha si asnjë politikan tjetër në historin e pluralizmit, nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë dhe pse të gjithë e dimë se ai ka shumë e shumë për të thënë për Sali Berishën.
As sot kur e gjithë bota, partnerët dhe miqtë e Shqipërisë janë në krah të Lulzim Bashës për mënyrën e paprecedntë se si u sulmua nga Edi Rama, por edhe Sali Berisha më pas, ai prap u tregua fisnik dhe qytetar si askush tjetër duke mos iu përgjigjur me të njejtën monedhë.
“Koha është ilaçi më i mirë”- ishte reagimi i parë i Lulzim Bashës kur Berisha nisi sulmet ndaj tij.
“E vërteta vonon po nuk harron” – është reagimi i fundit i tij.
Sa për Edi Ramën s'ka nevojë për koment sepse drejtësia amerikane është më e fortë se çdo fjalë në Tiranë apo çdo sulm alla Rama-Berisha.
Por sot pas një viti e gjysëm kur i ka dështuar çdo gjë, çdo aksion, kur Ii janë rrëzuar të gjitha shpifjet, kur i janë shtuar nongratat, në vetmi, në prag të izolimit total, të braktisjes masive dhe gërryerjes që po i bën Ilir Meta, Berishës i duhet prap Lulzim Basha.
A do ta shpëtojë prap Basha atë? Berisha sot ka vetëm një lëvizje, të çlirojë PD që ajo të bëhet alternative, aleate e SHBA dhe BE dhe të mos e gropos me tej.
Nëse qëllimi i Berishës është që PD të vijë në pushtet, këtu i duhet Lulzim Basha.
Por nëse qëllimi i tij është që të shpetojë veten, sot është shumë vonë dhe askush se ndihmon dot, sepse shpresa e tij e fundit vdiq bashkë me çështjen MCGonigal!

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128