Salianji i kërkon dorëheqjen Nokës dhe ia thotë në sy të Berishës: Po shkatërron PD-në

13 Dhjetor 2025, 16:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji i kërkon dorëheqjen Nokës dhe ia thotë në sy

Debate të ashpra janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së, ku Flamur Noka dhe Ervin Salianji janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Sipas mediave anëtari i kryesisë Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.

Ish-deputeti hodhi akuza ndaj Nokës duke e quajtur si shkatërrimtar të PD-së dhe duke e quajtur të pafajshëm gabimin me emrin e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit.

“Jep dorëheqjen Flamur, e pafalshme gabimi me Avokatin e Popullit dhe shkatërrimi i partisë, dil tako demokratët nëse i takon dot”, mësohet të këtë thënë Salianji, Nokës.

Po ashtu, më parë Noka e akuzoi Salianjin se po bashkëpunon me kundërshtarët politik

 

Po ndodh...

ide