“Samiti, shenjë shprese për zgjerimin e BE-së”/ Kancelari gjerman ndan fotot nga Tirana

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka publikuar disa fotografi nga samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Krahas fotografive, kancelari gjerman shkruan se takimi i mbajtur në kryqytetin shqiptar është një shenjë shprese për zgjerimin e BE-së.
Postimi i plotë:
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Ky sinjal buron nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku mora pjesë sot së bashku me homologët e mi nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Është mirë që ky takim i rëndësishëm u organizua për herë të parë në vetë rajonin – në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Pothuajse 20 vjet më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Por ne nuk kemi arritur aq larg sa mendonim në atë kohë. Prandaj është e rëndësishme që ky proces i anëtarësimit të fitojë tani një shtysë të re.
Sigurisht, si BE, ne kemi pritshmëri të qarta edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, ne presim që vendet e anëtarësimit të përafrohen me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. E kam thënë shumë qartë në Tiranë.
Samiti i sotëm ishte një angazhim për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor – dhe një shenjë shprese.
-
-
U godit me grusht, sot Berisha dëshmon në polici
7 Dhjetor, 10:00
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


