Sërish nga e para?!/ Çim Peka: Mos të gënjejmë veten "Rithemelim" nuk ka pasur, duhet të nis tani!

Drejtuesi i medies "Syri", moderatori dhe analisti Çim Peka, ka "habitur" me një shënim në faqen e tij në FB ku thotë se lëvizja "Rithemelimi" e Sali Berishës e nisur pas shpalljes non grata nga SHBA dhe përjashtimit nga grupi parlamentar të PD prej ish-kryetarit Basha, nuk ka ekzistuar.
Sipas Pekës ai ka qenë vetëm "rikthim", kurse "Rithemelimi" duhet të nis tani, menjëherë pas daljes së raportit të OSBE për zgjedhjet.
Shënimi i plotë i Pekës:
Mos te genjejme veten, “Rithemelimi” nuk ka ndodhur!
Ajo qe e konsideruam “Rithemelim” ishte “Rikthim”. Dhe ishte zhvillimi politik sovranist me brilant pas pluralizmit ne keto 35 vjet. Por vetem kaq!
“Rithemelimi” duhet te ndodh tani pas raportit final te OSBE/ODHIR.
Ose PD hapet si asnjehere tjeter, ose mbyllet perfundimisht!
Lista e mbyllur e te “rithemeluarve” eshte 90/% lista e Lulit te pa/rithemeluar te 2017. Nje pjese erdhen se zgjodhen anen e duhur, nje pjese u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD i dha duart duke ndjekur Sali Berishen me te drejte.
Tani Sali Berisha u’a ka borxh demokrateve RITHEMELIMIN.
PS: Dhe harrojeni se nje gje e tille ndodh me deputet qe akoma shpresojne tek “Drejtesia e Yurit”!

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
