SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë, presidenti Begaj: Mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik

4 Korrik 2025, 09:34 / POLITIKË ALFA PRESS

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë, presidenti Begaj:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në një postim zyrtar, ai shprehu mirënjohje për marrëdhënien e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara,” shkroi presidenti.

Begaj theksoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe.

Po ndodh...