“Shih garat e UKT nesër, ta marrim ndonjë!”/ Si 'fitoheshin' tenderat me “Net Group”, zbardhen bisedat mes Evis Berberit dhe Valter Begajt

20 Nëntor 2025, 14:22 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shih garat e UKT nesër, ta marrim ndonjë!”/ Si

Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi u akuzua nga SPAK 2 vite më parë se i jepte tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj. Ata ndodhen të dy të masën e arrestit me burg.

Sot, GJKKO vendosi të pezullojë Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi një tjetër hetim është zhvilluar ndaj saj, ai për tenderat e Unazës së Madhe duke nxjerrë në pah sërish shkeljen e barazisë në tendera, si në rastin e tunelit të Llogarasë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja hetimore e SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe vartësve të saj. Në dosje janë bisedat mes Evis Berberit dhe Valter Begajt. Ata flasin për tenderat e UKT, por edhe në institucione të tjera përmes “Net Group” sh.p.k. Në një moment Evis Berberi njoftohet nga Valter Begaj se “Net Group”, kompani e tij, ishte kualifikuar për tenderin e Unazës së Madhe, për “Studim Projekti Rikualifikim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.

Dosja e SPAK

Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazh: “Shif nesër garat e ukt. Nesete pelqen ndonjëra e marrim per zbatim”.

Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërehet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit me zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projekti Rikualifikim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.

Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot aty. Te shohim tani”.

Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

Përgjimet:

Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.

Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka Mendoje”.

Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.

Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT-20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.

Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po neser mbaron”.

Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.

Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.

Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the Tla airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).

Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.

Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nese te pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.

Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërhet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”. Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.

Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj, linkun

“https://www.facebook.com/100044306385573/posts/3505146769508430/”.

Në orën 20:53, Valter Begaj: “E oa shperndare gjithe PD Aaaa se di

20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion?

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Ka”.

Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion? Qendren e fshatiť”.

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”.

Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, vërhet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi: “Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve. E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”.

Nga këqyrja e videos që gjendet në këtë status vërhet se shfaqen pamjet e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

ORTAKËRIA

Ortakëria që u ushqye në vazhdim edhe gjatë kohës që Evis Berberi u emërua në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, edhe për shkak të portofolit që menaxhon. Detyrë në të cilën ai firmosi po ashtu 3 tendera, ku pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që rezultuan fitues, ishte dhe kompania ‘Net Group’ e mikut të tij, Valter Begaj.

Por si u lidh Evis Berberi me Valter Begajn dhe cila është kompania që shërbeu më tej për të kryer korrupsion dhe për të pastruar paratë?

Një kompani prestigjatore në duart e të dyve, të cilët e kishin shitur dhe rishitur disa herë, për të fshehur gjurmët e parave.

“Nga periudha shtator 2018-janar 2019, Evis Berberi ka qenë zotërues i shoqërisë ‘DAAM’, ku ishte aksioner i vetëm me 100% të kapitalit. Fillimisht kjo shoqëri është regjistruar me emrin ‘B-VAAL ENGI-10’ dhe më pas i është ndryshuar emri në ‘DAAM’ shpk. Evis Berberi e bleu këtë shoqëri me emërtimin fillestar për vlerën 100 mijë lekë nga themeluesi i saj Valter Begaj, në shtator të vitit 2018. Para se kjo shoqëri të ndërronte emërtimin në ‘DAAM’ shpk”, – thuhet në dosjen hetimore.

“LOJA” ME SHITJEN E KOMPANISË

Por ky nuk ishte marifeti i parë dhe i vetëm që zyrtari i lartë shtetëror Evis Berberi dhe biznesmeni Valter Begaj kryen me kompaninë e lartpërmendur. Kompani e cila brenda një kohe të shkurtër nga një shitje me vlera qesharake, u rishit në një shumë rekord. Por jo vetëm kaq, por në mënyrë absurde, pasi këtë kompani e bleu shtetasja Brunilda Buli, kjo e fundit ia shiti sërish aksionet biznesmenit Valter Begaj. Por këtë herë, me gjysmën e çmimit që e kishte blerë nga Evis Berberi.

“Më 31 janar 2019 Evis Berberi ia shiti kompaninë Brunilda Bulit në shumën e 500 mijë eurove. Ndërkohë që më datë 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shiti po këtë kompani biznesmenit Valter Begaj, në shumën e 200 milionë lekëve të rinj”, – thuhet në dosje. Por, këto nuk do të ishin xhonglimet e vetme me këtë kompani nga Evis Berberi dhe mikut i tij i vjetër, biznesmeni Valter Begaj. Pasi këtë herë në lojë, futet edhe një tjetër shtetas, administratori i ‘DAAM’ shpk, Ervis Lami, edhe ky i ndaluar nga SPAK, në akuzën ‘Korrupsion’ dhe ‘Pastrim parash’, por që tashmë ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

“Më datë 21 shkurt 2022, Valter Begaj e shiti kompaninë në favor të Ervis Lamit në shumën e 200 milionë lekëve të rinj. Por më datë 29 mars 2022, Ervis Lami ia shiti kompaninë Valter Begajt kundrejt shumës prej zero lekë”, – thuhet në dosje.

Por, për të kuptuar se si kjo skemë funksionoi, SPAK-ut iu desh të sekuestronte celularët e drejtorit tashmë të arrestuar të ARRSH, Evis Berberi, hetime të cilat nisën në shtator të vitit 2023, pas të dhënave që u publikuan në media. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit vuri më pas në lëvizje Prokurorinë. Por ajo çka e fundosi drejtorin e ARRSH ishte zbërthimi i celularit “Samsung, S 23 Ultra”, në posedim të Ervis Lamit. Aty nga ku u zbuluan edhe komunikimet midis tij, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Brunilda Bulit. Biseda të cilat nuk linin asnjë hamendësim sipas SPAK, se Evis Berberi ishte pronari de fakto i kompanisë ‘DAAM’ dhe e kontrollonte atë në mënyrë të tërthortë, teksa si zyrtar i lartë në administratë çonte para në llogaritë e tij nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Po ndodh...